Claudio Ranieri, trajneri i Romës, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para ndeshjes ndaj Tottenham në Europa League.

“Do përballemi me një ekip që ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit evropiane, ne do të luajmë lojën tonë pa frikë.

Unë jam duke punuar jo aq shumë në aspektin taktik, por në atë mental. U kam kërkuar djemve që të japin gjithçka deri në sekondën e fundit dhe më pas do të pranojmë rezultatin që vjen.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Tottenhami është në një moment të shkëlqyer (sapo e ka mposhtur Cityn 4-0 jashtë). Ndeshjet e fundit që ata luajtën ishin të pabesueshme. Unë e dua atë lloj futbolli. Trajneri po bën një punë të shkëlqyer. E përgëzoj”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb