Në Romë ende nuk është shuar hidhërimi për lamtumirën pahijshme të De Rossit por në të njëjtën kohë kryesia e klubit ka bërë një lëvizje të zgjuar duke përzgjedhur një ikonë të verdhekuqve në një post drejtues. Francesco Totti do të jetë drejtori i ri teknik i Romës.

Francesco Totti 40 1280x720
Francesco Totti 40 1280×720

Ish kapiteni i famshëm do të ketë autoritet të plotë në përzgjedhjen e lojtarëve në fushë ndërsa detyra e tij e parë është të gjejë trajnerin e ri. Tifozët dolën kundër presidentit Pallotta dhe shoqërisë për largimin e De Rossit, në këto kushte, drejtuesit e klubit nisën menjëherë revolucionin, këtë e nisën nga stafi drejtues.

Gran Gala' Del Calcio 2018
Gran Gala’ Del Calcio 2018

Në postin e drejtorit sportiv pritet të ulet Petrachi por më parë duhet të zgjidh kontratën me Torinon. Në postin e drejtorit teknik është përzgjedhur Totti, ky i fundit është zgjedhja e vetme për të vendosur paqen me tifozët.

Tottiii
Tottiii

Misioni i parë i Tottit është të bind Gasperinin të pranojë ofertën e tyre për të drejtuar Romën sezonin e ardhshëm. Trajneri aktual i Atalantës pëlqehet shumë nga presidenti Pallotta. Nëse dështon pista Gasperini, opsioni i dytë është Maurizio Sarri, italiani është shumë pranë largimit nga Chelsea, zyrtarizmi mund të vijë menjëherë pas finales së Europa League. Nëse asnjë nga dy italianët nuk pranon stolin e Romës, Totti do të përpiqet të bind një të “çmendur” si Bielsa, trajneri aktual i Leeds pëlqehet shumë nga ish kapiteni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: