Ivan Juric, numri një i stolit të Romës doli në konferencë, në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Dinamo Kiev.
“Luajtëm mirë në ndeshjen e fundit kundër Interit, por ende na mungon një mentalitet fitues. Mentaliteti nuk është në nivelin që Roma duhet të ketë. Në fund të ditës, mendoj se kemi gjithçka që duhet për të punuar mirë, por duhet të ndryshojmë.
Pres një qëndrim ndryshe nesër për të përmirësuar më tej situatën. Na duhet një karakter më i fortë. Nuk mund të pranojmë gabime si ato kundër Monzës”- tha ai
(J.S/BalkanWeb)