Probleme të reja për Roman Polanski. Pas akuzave për përdhunim nga ana e një artisteje gjermane, regjisori përfundoi sërish nën reflektorë.
Ish modelja Marianne Barnardha tregon për The Sun që është ngacmuar seksualisht nga regjisori, kur ishte 10 vjeç. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 1975 në një plazh në Malibu.

Gruaja ka lëshuar edhe një peticion për të përjashtuar Polanski nga Academy of Motion Picture Arts and Schiences.
Marianne ka treguar që gjendej në një plazh kalifornian në shoqërinë e nënës së saj, kur regjisori i është bashkuar atyre dhe ka dashur ti bëjë foto e veshur me një peliçe.
‘Isha e veshur me bikini dhe mendoja se ishte thjesht një set fotografik. Isha një modele e vogël dhe në fillimet e mia nuk më dukej një gjë e çuditshme. Në fillim më bëri një foto me bikini më pas me peliçe dhe më pas më tha të hiqja sytjenat, një gjë që e bëra pasi isha 10 vjeç.

Më pas donte të hiqja mbathjet dhe unë fillova të ndjeja siklet, më pas kuptova që nëna ime nuk ishte më dhe unë kisha mbetur vetëm me të.
Në këtë moment filloi të më ngacmonte’.

Gruaja ka deklaruar që nuk ka gjetur kurrë kurajo të flasë më parë deri në këtë moment: ’Do të doja të kisha pasur kurajo të flisja që atëherë, ndoshta dhe me një shoqe, me prindërit e mi, apo mësuesen time. Po të kisha bërë Polaski s’do ja kishte bërë vajzave të tjera. Është një peshë që do ta mbaj gjithmonë’. komenton Marianne.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: