ITALI-Pamjet që shihni vijnë nga Italia, pikërisht nga qendra historike e Romës, ku telekamerat e sigurisë kanë filmuar mënyrën se si vidhen motorët skuter në këtë zonë.

Në fillim hajdutët i afrohen motorëve të parkuar dhe pasi arrijnë ti ndezin, i lëvizin pa u shqetësuar aspak.

Falë këtyre regjistrimeve policia ka arritur të arrestojë gjashtë persona të cilët mendohet se janë përgjegjës për këto vjedhje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: