Një 16-vjeçar shqiptar, me shenja plagësh në trup të shkaktuara nga një armë zjarri është lënë nga një makinë në derën e spitalit në Romë, raportuan këtë të shtunë mediat lokale.

Identiteti nuk bëhet i ditur, por mediat italiane thonë se gjendja shëndetësore e tij është tepër e rëndë.

Për ngjarjen në fjalë policia e Romës ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë. Ata kanë nisur të rrëmojnë në të kaluarën e djalit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.

Po ashtu ata kanë sekuestruar kamerat rreth spitalit dhe në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: