TIRANE

Prej disa kohësh përflitet se Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë në një lidhje dashuri së bashku. Ata as nuk e kanë pohuar ndonjëherë që janë bashkë por edhe as nuk e kanë mohuar dashurinë mes tyre.

Kanë vazhduar të qetë lidhjen e bukur që duket se ka lindur mes aktorit dhe këngëtares së njohur. Ata janë fotografuar shpesh në praninë e njëri tjetri dhe dukeshin shumë të afërt. Mirëpo, pas zhurmës që kanë krijuar, me sa duket ka ardhur momenti që ata ta pranojnë se janë së bashku.

Untitled 2
Untitled 2

Foton e parë zyrtare si çift e ka publikuar Romeo, i cili e shikon plot dashuri Jonidën, po ashtu siç e shikon edhe ajo. “Mision i mundur 9”,-shkruan Romeo në krah të fotos dhe Jonida vendos disa zemra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb