Pas 40-vjetësh nga albumi i tyre i parë së bashku, Al Bano dhe Romina Power janë kthyer në krah të njëri-tjetrit, por si artistë.

Këngëtari puliez e ka quajtur ‘vitale’ këtë rikthim, ndërsa Romina ka thënë që ‘është njësoj si të kalosh kohët e bukura të së shkuarës duke parë drejt të ardhmes’. Është pikërisht artistja amerikane që në Instagramin e saj ka shpërndarë foto të tjera me ish bashkëshortin e saj, duke mbledhur mijëra like.

Romina Power publikon në fillim një imazh me Al Banon në Tulum, në vitet Tetëdhjetë, teksa i tregon sesi duhet të marrë poza.

Në pozën e dytë të dy janë fotografuar me kostum banjo dhe fansat duket se vlerësojnë së tepërmi këto foto simbol të dashurisë së tyre dhe të miqësisë që i lidh tani: Është një foto shumë e bukur, ku duket një dashuri e pastër’, komenton një fans.

Sot në koncertet e tyre ato prezantojnë një dashuri familjare dhe miqësore, komenton një tjetër. Në foton e tretë Romina Power tregon për ‘shtëpinë e ndërtuar së bashku me Al Banon: Shtepia ku kam jetuar tridhjetë vjet nga jeta ime dhe ku kanë lindur dy nga vajzat e mia’.

‘Pavarësisht stuhisë në zemrën tuaj ju keni mbetur dhe do të mbeteni përgjithmonë kështu, të bashkuar, ndoshta pak më ndryshe sot, por gjithmonë të bashkuar në thellësi të zemrës, komenton një tjetër fans. Një dashuri e madhe si e juaja nuk mbaron vërtetë asnjëherë’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb