BRAZIL Ronald, djali i Ronaldo da Silva është një fenomen si i ati edhe kur bëhet fjalë për femra. Ai është 14 vjeç dhe punon në një club nate, ku ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut femëror.
Ditët e fundit janë bërë publike disa foto të tij me edukatoren e kopshtit, 27-vjecaren Lu Bernardi. “I gjithë faji është i tij, ai ishte tepër i gjatë afro 185 centimetra dhe punon si DJ në një club nate, as e kisha idenë që ishte vetëm 14-vjeç”- u justifikua bukuroshja bionde.

“Kur u njohëm ai ishte më i gjati nga të gjitha, ku ta dija unë që një djalë aq i gjatë mund të ishte minoren.
Ai më gënjeu më tha se ishte mbi 18 vjeç, as unë nuk e kuptova që ishte i vogël sepse dhe mënyra e tij e të folurit ishte ajo e një të pjekuri”- vazhdoi ajo.

E si mund të ishte ndryshe duke qenë djali i fenomenit brazilian, Ronaldo, i cili është martuar 3 herë dhe gjithmonë ka pasur një sukses të madhe me femrat.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: