Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit Ronaldinho po  ballafaqohet me probleme të mëdha nëpër gjykata, ndërsa dje i janë konfiskuar disa asete me vlerë të madhe financiare.


Siç raportojnë mediat latine, pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, braziliani ka shfaqur probleme të shumta financiare, të cilat e kanë detyruar të udhëtojë me vëllain dhe agjentin e tij për të xhiruar reklama.


Për post problemeve të shtuara financiare, Ronaldinho  bashkë me vëllain kanë shkelur ligjin pasi kanë ndërtuar  një objekt në një zonë të mbrojtur.


Gjykata solli vendim për të gjobitur vëllezërit, por meqë Ronaldinho nuk pagoi gjobën, pasi që në llogari kishte vetëm 6 euro, atij iu konfiskuan asete të vlefshme. Kështu ish- futbollisti i famshëm ka mbetur pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë.

Nga ana tjetër ka dyshimet të forta nga Prokuroria duke theksuar se braziliani po tenton të fsheh paratë me qëllim shmangien nga pagesat e gjobave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb