Në Brazil e konsiderojnë si “Zotin” e futbollit, ndërsa për shumë njerëz në të gjithë botën, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për Pele, i cili në 14 nëntorin e 50 viteve më parë shënonte golin e tij të 1 mijtë në karrierë.


898b02114bc08d4042466beb5f4920f8 1200x675
898b02114bc08d4042466beb5f4920f8 1200×675

Ishte ndeshja Santos-Vasco De Gamma, ndërsa edhe më pas legjenda e futbollit do të vazhdonte të realizonte sërish për të thelluar rekordin e tij personal. Kohë të tjera dhe një tjetër futboll. Por tani, në moshën 79 vjeçare, Pele kërkon të imagjinojë se si do të do të ishte sikur të luante në futbollin modern, kë do të kishte si rival dhe cilin do të donte në krah.


070139209 2ba1f709 05ac 4c35 9af8 0e3b4ea3db14
070139209 2ba1f709 05ac 4c35 9af8 0e3b4ea3db14

Ish-sulmuesi i famshëm e bën këtë në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, duke dhënë edhe votën e tij në garën e fortë mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ai nuk i kursen elozhet për yllin portugez të Juventusit, por si shok skuadre do të zgjidhte padyshim “Pleshtin” e Barcelonës.


1749
1749

Pele nuk harron as Neymar, megjithëse për sulmuesin brazilian ka vetëm këshilla. Pele ka kujtuar edhe rivalët e tij më të fortë, ndërsa shprehet se ndjehet sërish në formë të mirë, pavarësisht se sipas tij “Zoti, duket se po i kërkon llogari”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: