LIGA E KAMPIONËVE- Cristiano Ronaldo mund të marrë dënime të tjera nga UEFA, pas veprimit të kryer gjatë ndeshjes së djeshme në sfidën kundër Valencian, sfidë kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.


Portugezi ishte protagonist në një ndërhyrje jo sportive, ndërsa arbitri pas konsultës në kufje me asistentët, vendosi përjashtimin e Ronaldos me karton të kuq.


UEFA e ka konfirmuar se janë hapur procedurat disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas incidentit të tij me Jeison Murillon në fitoren e Juventusit ndaj Valencias me rezultatin 2-0.


Ylli i Juventusit është përjashtuar nga ndeshja qysh në minutën e 29’ pasi i ka tërhequr flokët mbrojtësit të Valencias.

Kartoni i kuq e largoi nga ndeshja Ronaldon, i cili doli nga fusha me lot në sy. Kartoni i kuq do t’ia jap dënimin me një ndeshje pezullim, por ai mund të dënohet edhe më shumë.

Portugezi me shumë mundësi do të mungojë ndaj Manchester Unitedit, ku “Zonja e Vjetër” do të udhëtojë për në “Old Trafford” në ndejshen e 23 tetorit të Grupit H. Rasti i Ronaldos do të publikohet nga kontrolli i UEFA-s dhe përgjegjësve disiplinor më 27 shtator.

(n.m/BalkanWeb)