E kemi shijuar prej vitesh dualizmin mes CR7 dhe Lionel Messit. Megjithatë si çdo gjë në këtë jetë, edhe ky duel ka një nisje por shumë shpejtë do të ketë edhe një fund. Kjo edhe për shkak të moshës së dy “yjeve” të futbollit botëror, që tashmë janë në perëndim të karrierës së tyre.
Por Messi dhe Ronaldo nuk duelojnë vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Sigurisht që shumëkush mund të pyesë apo të ketë menduar qoftë edhe njëherë: Cili prej të dyve paguhet më shumë?
Është pikërishr Forbes, që largon të gjitha dilemat, teksa ka përditësuar listën e emrave të futbollistëve më të paguar aktualisht në botë. Në krye është portugezi Cristiano Ronaldo, i cili sipas Forbes paguhet aktualisht më shumë se sa rivali i tij Messi, me argjentinasin që gjithsesi ndodhet i dyti në renditje. Në vendin e 3 megjithëse nuk luan prej kohësh për shkak dëmtimi ndodhet braziliani Neymar. Mbyll këtë renditje, në vendin e 10, mesfushori belg i Manchester City-t, Kevin De Bruyne.