ZVICER- Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur gati të shtangur gjatë kalimit të futbollistes irlandeze, Stephanie Roche. Të dy e kanë ngulur shikimin në këmbët e mahnitshme të Roche.

Futbollistja irlandeze tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në ceremoninë e FIFA-s për ndarjen e Topit të Artë. Stephanie Roche, në fakt bashkoi edhe dy pretendentë kryesor për këtë çmim. Megjithëse të dyve nuk u kanë munguar femrat e bukura pranë, këmbët e futbollistes kanë arritur të tërheqin vëmendjen e tyre.

Futbollistja irlandeze, Stephanie Roche për pak nuk u bë e para femër që fiton çmimin e golit më të bukur nga FIFA. 25- vjeçarja ka shënuar një gol spektakolar dhe ishte në garë për Çmimin Pushkash, që i fitua nga James Rodriguez. Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendjen e dy futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ja goli i futbollistes irlandeze

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb