C.Ronaldo vijon të jetë gjithnjë në majat e podiumit kur bëhet fjalë për çmime individuale. Pasi ishte i pranishëm në ceremoninë gala të UEFA dhe pasi siguroi një vend në 3-shen finaliste për “FIFA The Best”, C.Ronaldo i ka shtuar koleksionit të tij të artë një tjetër trofe të rëndësishëm. Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, CR7 është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Portugali. Ky ishte një trofe i pritshëm për yllin luzitan teksa si kapiten udhëhoqi Portugalinë drejtë triumfit në Ligën e Kombeve:

“Jam i lumtur që e marr këtë çmim i rrethuar nga fëmijë të cilët përfaqësojnë të ardhmen. Ndiqni ëndrrat tuaja, u shpreh Ronaldo. Me të njëjtin çmim u vlerësua dhe kolegu i tij tek Juventus, Matthijs De Ligt. Ish kapiteni i Ajax u shpall lojtari më i mirë i vitit në Holandë. Pavarësisht se vetëm 20 vjeç, De Ligt futet menjëherë në listën e legjendave të futbollit holandez si Marco Van Basten, Ruud Gullit apo Johan Cruijff të cilët e kanë fituar më herët një çmim të tillë:

Cr7
Cr7

“Tani jam në një tjetër kampionat dhe nuk është aspak e lehtë. Sekreti i vërtetë i Ajax ishte skuadra tek Juventus është ndryshe, të gjithë kanë një program të personalizuar, u shpreh De Ligt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: