Marcelo, mbrojtësi i krahut të majtë të Real Madrid, ka refuzuar të komentojë zërat që e lidhin me një kalim te Juventusi, aty ku e pret ish-shoku i skuadrës Cristiano Ronaldo.

Pak ditë më parë u përhap lajmi se portugezi i kishte kërkuar klubit bardhezi blerjen e brazilianit, pasi ky i fundit ishte bindur për t’u transferuar nga shoku i tij (Ronaldo).

I pyetur sot nga gazetarët për këtë lëvizje, në prag të ndeshjes së Superkupës kundër Atletico Madrid, Marcelo është shprehur: “Nuk dua të flas për këto gjëra tani. Jemi këtu për të luajtur një finale dhe nuk është koha për të diskutuar.”

Nëse Marcelo do të mbërrinte tek Juventus, me shumë mundësi Alex Sandro do të kalonte te Paris Saint-Germain. Marcelo ka që prej vitit 2007 te Real dhe ka një kontratë deri në qershorin e 2022.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb