Ende pa u shuar zhurma e 222 mln eurove që Parisi pagoi te Barcelona për Neymar nisi një tjetër histori, transferimi i tij te Real Madrid.

Mediat në Spanjë shpesh raportojnë se për brazilian ‘galaktikët’ janë gati të bëjnë çmendurira, vetëm e vetëm për ta bashkuar në një ekip me Ronado-n. Por në një intervistë të fundit për “El Chiringuito” vetë portugezi lë të kuptohet se Neymar do të ishte i tepërt te Reali, duke thënë se në këtë ekip tashmë janë më të mirët.

“Neymar te Reali? Jam këtu prej tetë vjetësh. Thuhet gjithmonë se do të vijnë 50 lojtarë të rinj dhe në fund nuk vjen askush. Në fund të fundit, kush shkon në finale, është në skuadrën tonë. Kemi lojtarët më të mirë.

Finalja e Championsit? E ardhmja për mua do të thotë vetëm kjo ndeshje. Jemi një grup i bashkuar, mbi të gjitha në momentet më pak të lehta. Më duan shokët dhe presidenti. Nuk e di kush do të luajë kundër Liverpulit, është e vështirë për trajnerin Zidane dhe unë nuk dua t’ia prish më shumë mendjen.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb