Futbollisti Kristiano Ronaldo përpara kalimit tek Juventus shijoi disa ditë pushime në  Greqi së bashku me familjen e tij.

Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit në resortin “Kosta Navarino”, ndërsa duket se ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar duke lënë një bakshish të ‘cmendur’ për stafin e resortit grek.

Përveç shërbimit, stafi i resortit e ka ndihmuar Ronaldon të evitonte edhe paparacët e shumtë gjatë kësaj periudhe, dhe për këtë fakt ai ka lënë një çek të madh si bakshish për t’i falënderuar.

Sipas ‘The Sun’ lojtari i ri i Juventusit ka lënë në fund një “çek” me vlerën rreth 20 mijë euro dhe ka kërkuar që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.



(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb