Kristiano Ronaldo ka folur para mediave në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër anglezëve të Manchester United.

Portugezi nuk i shpëtojë pyetjeve të gazetarëve për rastin e përdhunimit të shpërndarë në media, ndërsa sa i takon sfidës me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo  tha se nuk do të festojë nëse shënon gol. ylli portugez u paraqit me një orë  super të shtrenjtë me diamante dhe aksesorë, e cila mori vëmendjen e të gjithëve jo vetëm nga bukuria, por edhe nga vlera e saj.

Ora e Ronaldos është e markës Jacob and Co, e gamës Kaviar Torubilon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq. Siç shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare, ora e fituesit të  5 “Topave të Artë” kushton rreth 2 milionë euro, një shumë kjo e papërfillshme për Kristiano Ronaldon.

Sfida mes Juventus dhe Manchester United  po pritet me interes të lartë nga të gjithë tifozët, pasi krahas historisë, në fushë luhen edhe momente epike siç është i ai portugezit, i cili kthehet për të sfiduar ekipin që e rriti në karrierë.

Ndeshja mes Manchester United dhe Juventus do të luhet sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 në  “Old Trafford” në Angli.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb