TIRANE – Përfaqësuesja e Portugalisë është vendosur në Tiranë, por e gjithë vëmendja është e përqendruar te Cristiano Ronaldo.
Lojtarët portugezë pas mbërritjes në aeroportin e Tiranës janë vendosur menjëherë në një hotel të kryeqytetit shqiptar në masa të mëdha të sigurisë. Bukuroshet të cilat kanë fatin të punojnë momentalisht aty, kanë pasur mundësinë t’i shikojnë lojtarët nga afër dhe me disa kanë arritur edhe të bëjnë edhe fotografi.
Por, jo dhe me Ronaldon, i cili ka kaluar afër duke mos shprehur as edhe interesimin më të vogël për t’u ndalur. Gjithsesi, miku më i mirë i tij, -ish ¬lojtari i Interit dhe Chealsat, Ricardo Quaresma, u ndal për t’u fotografuar me bukuroshet shqiptare. (er.cu/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb