Cristiano Ronaldo, autori i tripletës dhe i përmbysjes së madhe në sfidën Juventus-Atletiko, ka deklaruar pas ndeshjes se ky është mentaliteti që duhet në Champions League, dhe Juventusi është në rrugën e duhur, bashkë me të në ekip.

“Duhej të ishte një natë speciale dhe e tillë u bë. Jo vetëm për golat, por për sjelljen prej Champions që kemi shfaqur. Ende nuk kemi fituar asgjë. Por çfarë krenarie! Juventusi ndoshta më ka blerë pikërisht për këtë, për ta ndihmuar që të bënte gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë” Atletiko është vërtetë një skuadër e fortë për t’u përballur, por ne jemi gjithashtu të fortë dhe sot e provuam. Është ende herët të flasim për finale, t’i marrim me radhë.” – deklaroi Ronaldo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb