Portugalia është kualifikuar në  finalen e Ligës së Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar hat-trik kundër Zvicrës. Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kërkonin të imponoheshin në fushë, duke kërkuar që të merrnin dominimin.

Cristiano Ronaldo e kaloi në epërsi Portugalinë që në minutën e 25-të me një goditje të fuqishme nga 30 metra largësi që la të shtangur portierin Yann Sommer. Zvicra barazoi rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 57-të me penallti të akorduar pas rishikimit të pamjeve filmike nga VAR.

Nga pika e bardhë Ricardo Rodriguez nuk gaboi duke barazon rezultatin në 1-1.

Minutat e fundit të ndeshjes folën vetëm për për yllin portugez Ronaldo. Ishte minuta e 88′ kur Ronaldo shënoi nga brenda zonës me një goditje të fuqishme golin e dytë (2-1) dhe të avantazhit për ekipin e tij.

Në minutën e 90′ pas një  kundërsulmi të shpejtë  Ronaldo shënon edhe të tretin (3-1) duke kompletuar hat-trick e tij dhe duke e dërguar ekipin në finale të kompeticionit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb