LISBONË– Ylli i kombëtares portugeze të futbollit, njëkohësisht edhe i skuadrës spanjolle të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar mesazh mbështetjeje për fëmijët që vuajnë pasojat e luftës në Siri.

Në rrjetet sociale Ronaldo publikoi një fotografi nën siglën e organizatës “Save the Children”, ku shkruajti se “për pesë vite ndoshta ka ndryshuar shumë, por për fëmijët refugjatë nuk ka ndryshuar asgjë”.

“Prandaj mos i harroni ata”, thekson Ronaldo.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi portugez apelon për mbështetje ndaj fëmijëve refugjatë.
Pak kohë më parë Ronaldo u ka dërguar fëmijëve sirianë ndihma në ushqim, veshmbathje dhe barna.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb