Skualifikimi me kombëtaret e riktheu më herët Cristianon Ronaldon në Manchester, aty, ku do të luaj për herë të dytë në karrierë për United.

36-vjeçari ka zgjedhur për ta kaluar fundjavën me partneren dhe fëmijët në fshat. Ai është shfaqur gjysmë i zhveshur ndërsa në krahë ka bashkëshorten Gerogina Rodriguez dhe fëmijët.

Ndryshe nga Ronaldo, Gerogina u vesh me një xhaketë me mëngë të gjatë. Në fotot e publikuara futbollisti shkruan: Kush thotë se nuk ka diell në Manchester?

Ronaldo aktualisht ndodhet në karantinë dhe pritet të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin e ri të mërkurën. Sa i përket ambicieve të futbollistit, ai ka si synim të fitojë Premier League me United, pse jo dhe Champions League, megjithatë për këtë të fundit, duke parë konkurrencën e madhe dhe afrimet, mund të jetë një objektiv i vështirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb