Sot Kombëtarja jonë e futbollit do të përballet me Portugalinë, në një ndeshje që mund të vendosë se cili vend do shkojë i pari në ‘Euro 2016’.


Në qendër të vëmendjes është ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Sot ai ndodhet në Shqipëri dhe nga rrjetet sociale poston foto të tij. Kjo më e fundit vjen nga Sheraton Tirana, ku futbollisti me gishtin e madh të dorës bën shenjën ‘Ok’. Duket se kjo është një shenjë për të siguruar fansat se ai është në formë. Të shohim nëse do të mbajnë mbrojtësit tanë superyllin portugez.


(d.b/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: