Ashtu siç pritej nuk kishte kërkesë për falje. Një gjë e tillë nuk bën pjesë në karakterin e Cristiano Ronaldo. Por gjithsesi, gjithçka i është kthyer normalitetit me yllin portugez që pas grumbullimit me kombëtaren ka gjetur qetësinë edhe te Juventus.

Cb6d1c90 00ce 11ea 98dc 7c09bd9fc6b8
Cb6d1c90 00ce 11ea 98dc 7c09bd9fc6b8

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, CR7 dhe disa prej senatorëve të “Zonjës së Vjetër” që nuk u pajtuan me sjelljen e tij pas zëvendësimeve nga trajneri Maurizio Sarri kanë lënë gjithçka mënjanë, duke fokusuar te sfidat e ardhshme në fushën e lojës. Kjo është konfirmuar edhe nga takimet e batutat gjatë seancës së fundit stërvitore. Gjithsesi, Cristiano Ronaldo mbetet në dyshim për ndeshjen e ardhshme në Serie A.

Cristiano Ronaldo Deja Juventus Mercado Verano Serie A Crop1574266261624.jpg 715985292
Cristiano Ronaldo Deja Juventus Mercado Verano Serie A Crop1574266261624.jpg 715985292

Juventus do të luajë të shtunën në orën 15:00 në transfertë kundër Atalantës, ndërsa Sarri do të vendosë për aktivizimin e sulmuesit të tij vetëm përpara sfidës. Portugezi vuan një shqetësim në gjurin e djathtë dhe është stërvitur I diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Trajneri i Juventusit e kishte zbuluar edhe më parë se Ronaldo kishte probleme fizike, ndërsa aktivizimi në eliminatoret e Euro 2020 nuk e ka ndihmuar futbollistin të rikuperohet shpejt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb