Pas triumfit dhe festës është ankthi që pushton Kristiano Ronaldon dhe Juventusin. Euforia pas tre golave kundër Atletikos së Madridit dhe “hakmarrja” ndaj tifozëve spanjollë me gjestin e famshëm por aspak fisnik të “los huevos” mund t’i kushtojë shtrenjtë sulmuesit portugez.

Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

UEFA ka hapur një hetim disiplinor të mbështetur në pamjet televizive dhe CR7 rrezikon të humbasë ndeshjen e parë në çerekfinalet e Champions League. Për shumë tifozë kjo duket e ekzagjeruar, pasi Diego Pablo Simeone, që bëri të njëjtin gjest një javë më parë u ndëshkua vetëm me gjobë.

E vërtetë! Me të njëjtën masë disiplinore mund të penalizohet edhe Ronaldo, vetëm nëse UEFA përcakton se veprimi i sulmuesit konsiderohet si një provokim ndaj tifozëve kundërshtarë. Në këtë rast, rregullorja është shumë e qartë dhe parashikon një ndeshje pezullim.

Jo vetëm kaq, ndryshimi mes “Cholo” Simeone dhe Ronaldo ka të bëjë me faktin se trajneri iu drejtua tifozerisë së tij në “Ëanda Metropolitano” ndërsa portugezi u drejtua nga tribuana e tifozëve kundërshtarë, duke shoqëruar veprimin e tij me fjalë aspak të këndëshme, që gjithashtu rëndojnë pozicionin e yllit të Juventusit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: