Të gjithë e duan por De Ligt nuk e ka aspak me nxitim të vendos për të ardhmen. Mbrojtësi holandez ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme në Europë, mjafton të zgjedh ku dëshiron të vijoj karrierën. Pak kohë më parë Barcelona ishte ekipi favorit por vetë De Ligt në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka një tjetër version:

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

“Nuk e di se kur do të vendos për të ardhmen, do të marr kohën e duhur. Barcelona? Mbase nuk është akoma momenti i duhur. Parat nuk janë një problem. E vetmja gjë e rëndësishme është të dijë nëse në skuadrën e re do të luaj dhe do të kem një rol protagonisti”, u shpreh De Ligt duke u ndalur më pas tek oferta e bërë nga C.Ronaldo:

1560155429177
1560155429177

“Nuk më duhet ti kushtoj rëndësi askujt, duhet ta zgjedh vetë rrugën time. Ndihem krenar kur më kërkojnë klubet e mëdha por tani më duhet të mendoj dhe pas pushimeve do të vendos”, theksoi kapiteni i Ajax. Barcelona dhe Juventus nuk janë dy ekipet e vetme që kërkojnë shërbimet e De Ligt, PSG dhe Man.United janë gjithashtu gati të trokasin në dyert e Ajax me një ofertë konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb