TIRANE – Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë në një lidhje dashurie. Dyshja e njohur kanë vendosur që romancën e tyre ta mbajnë vetëm për vete.

Gjithsesi, ata kur vendosen para disa alternativave, nuk mund të mos zgjedhin njëri-tjetrin. Ronela ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, dhe ka Manushi ka vendosur në monitor disa djemë simpatikë shqiptarë.

Ajo ishte pjesë e skuadrës së Manushit, por në një moment të lojës ajo u vu përballë kapitenit të skuadrës së saj dhe iu desh t’iu përgjigjej pyetjeve të tij.
Ronelës i shfaqeshin në monitor dy personazhe dhe ajo duhet të zgjedhte një mes tyre se cili i dukej më i përshtatshëm për t’u martuar.

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares së futbollit, mposhti rivalë si Dren Abazi, Ledri Vula, Lulzim Basha, Noizy, por u dorëzua përballë Arbjan Mazniku, i cili ishte pjesë e skuadrës kundërshtare në lojë. Më pas u shfaq Young Zerka, të cilin Ronela Hajati nuk e “lëshoi” as për Flori Mumajesin, Blerim Destani e Nik Xhelilaj.
(BalkanWeb)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: