Wayne Rooney ka bërë një kthesë të papritur në karrierën e tij, duke suprizuar të gjithë opinionin sportive sidomos në Angli. Pas vetëm një viti, ish-sulmuesi i kombëtares angleze i ka dhënë fund aventurës së tij me DC United në kampionatin amerikan të futbollit, ndërsa pritet të marrë një rol të pazakontë me skuadrën e Derby County, që militon në Championship.

061841268 9d3c037d A8a0 4f39 B1b6 52774fe24a79
061841268 9d3c037d A8a0 4f39 B1b6 52774fe24a79

Rooney është “kapur” nga mediat lokale në aeroportin e “Heathrow” në Londër dhe duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet britanike, ai pritet të firmosë kontratën për aventurën e re. Futbollisti që në sezonin e parë dhe të fundit në SHBA shënoi 23 gola në 43 ndeshje të luajtura jo vetëm që do të jetë një futbollist i Derby, por do të ketë një rol edhe në stafin teknik të drejtuar nga Phillip Cocu.

1 Mls Us Open Cup Nyc Fc At Dc United
1 Mls Us Open Cup Nyc Fc At Dc United

Trajneri holandez, që vetëm pak javë më parë zëvendësoi në pankinë Frank Lampard është suprizuar nga ky lajm dhe nuk ka dashur të bëjë komente. Por ky rikthim i papritur i Wayne Rooney në Angli ka ende shumë detaje të paqarta. Më e rëndësishmja ka të bëjë me pagën e tij. Mediat flasin për 4.5 milion euro në vit, por kjo shifër është një luks për një klub të kategorisë së dytë angleze.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: