ROSKOVEC- Një ngjarje e hidhur është shënuar në orët e para të mëngjesit në Roskovec, ku një i ri ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilisht të Roskovecit, ndërsa viktimë ka mbetur 20-vjeçari Ervin Panaori. Sipas dëshmive, i riu është asfiksuar nga qymyri në banesën e tij. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, por megjithë ndihmën e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë në spital ka shkuar edhe një tjetër person, Agim Cenga, 50 vjeç me të njëjtat shenja të asfiksisë, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb