Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg mish viçi, 2 qepë të thata, 2 karrota, 5-6 thelpinj hudhër, 1 dege selino, 4 lgj vaj ulliri, ½ gotë verë, 1-2 gjethe dafine
Kripë, piper kokërr

Përgatitja

Mishin e zgjedhim që të jetë pjesë kofshe ose shpatull. E pastrojmë nga cipa dhe e shpojmë me majën e thikës në disa vende ku vendosim kokrra piperi dhe thelpinj hudhre. E spërkasim më pas mishin me kripë dhe piper të bluar.

Në një tenxhere me yndyrë të nxehtë vendosim mishin dhe e skuqim nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi deri në gjysëm. Shtojmë disa kokrra piperi, gjethen e dafinës, 1 degë selino dhe 2 karrota. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të gatuhet avash në temperaturë të ulët. Gjatë zierjes e kthejmë mishin herë pas here.

Pasi mishi të jetë gati e presim në feta në drejtim të kundërt të fijeve dhe e servirim me lëngjet e veta shoqëruar me pure patate ose oriz.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb