GJERMANI– Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se Serbia duhet të deklarohet në përputhje me qëndrimet e politikës së Jashtme të BE dhe se nuk ka pozicion neutral të shtetit që dëshiron të hyjë në BE.

“Për Serbinë në vend të parë është BE dhe vendet e tij anëtarë kur flitet për tregti, investime deh bashkëpunimin politik. Veç kësaj, Serbia zhvillon marrëdhënie edhe me vende të tjera dhe askush nuk kërkon që ajo t’i ndërpresë ato. Edhe Gjermania përpiqet të ketë marrëdhënie solide dhe bashkëpunon me Rusinë e Kinën.

Serbia dëshiron të anëtarësohet që do të thotë se ajo duhet të deklarohet në përputhje me qëndrimet e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropiane. Këtu nuk mund të ketë “pozicion neutral” ka thënë Roth për gazetën e Beogradit Veçernje Novosti, shkruan Koha.net.

Roth ka theksuar se është i domosdoshëm kompensimi i ngecjes në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

“Para anëtarësimit të Serbisë në BE është i domosdoshëm normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës me anë të një marrëveshjeje juridike detyruese, pasi ne nuk duam “të importojmë” konflikte bilaterale në BE”, ka theksuar Roth.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: