IRAK

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka nisur vizitën e tij zyrtare në Irak që është e para që prej marrjes së mandatit pesë vjet më parë.

Pas një takimi me homologun e tij, Rouhani ka thënë se dëshiron thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike në mes të dy shteteve, shkruan BBC.

Ai ka theksuar se Irani e ka ndihmuar Irakun në vitet e fundit kur ishte i kërcënuar nga Shteti Islamik. Zyrtarët iranianë e shohin Irakun si rrugë për të lehtësuar sanksionet e vëna nga SHBA nga viti i kaluar. Irani dhe Iraku kanë qenë në luftë të përgjakshme mes tyre në vitin 1980.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb