Në takimin tjetër të pasdites së të shtunës, një roveshatë e mrekullueshme e Shtubinës në minutën e 66-të, nderon shkodranët që marrin tre pikë në Korçë përballë Skënderbeut, sukses gjë e ngjit Vllazninë në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet me 20 pikë.

Gjatë takimit të dyja ekipet kanë pasur raste shënimi. Në minutën e 8-të Sherri neutralizon kërcënimin e Bregut, ndërsa shtylla i mohon golin Markut në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë Gligorov “ha” një gol të sigurt përpara se Shtubina dhe akrobacia e tij të zhbllokojnë takimin. Më pas Vllaznia administron dhe siguron suksesin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb