TIRANE

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka një mesazh për të gjithë artistët të cilët përdorin dialekte të ndryshme në tekstet e këngëve. Rozi e ka shprehur zemërimin e saj me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ i cili ka marrë shumë komente pozitive.

Rozana ka shkruar gjithashtu shumë tekste për këngëtarët dhe thotë se nuk e kupton se si këngëtarë të lindur në Shqipëri, të cilët kanë folur gjithë kohës gjuhë letrare, të këndojnë në gegërisht:

Untitled 13
Untitled 13

Ajo thotë se një këngëtare që nuk di çfarë këndon në këngë është një këngëtar/e pa identitet. “Si ta shkatërrojmë këngën tonë! Dy fjalë për autorin dhe interpretuesin e këngës. Një këngëtar/e që se di çfarë këndon në këngë është një këngëtar/e pa identitet. Një tekstshkrues që ja bën tekstin ‘sallatë’ është një diletant/e që i interesojnë vetëm ato pak para që ka marrë. Me pak fjalë ‘ja keni fut vetes’. Dhe atë jo në Gegnishte të pastër po zhargon…Ndiqni këshillat më lart”, – shkruan Rozana.

Përveç se këngëtare, Rozana është edhe tekstshkruese dhe ka krijuar shumë këngë për artistë të njohur të skenës shqiptare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: