TIRANE- Këngëtarja e njohur Rozana Radi është shumë e rezervuar për jetën e saj private, por kësaj here duket se ka lëshuar ‘pe’ Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, Rozana ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Shpëtim Karabushin. Edhe pse në lidhje të gjatë së bashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë.

Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë më dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.

“Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”, -është shprehur Rozana.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: