TIRANE

Rozana Radi është një nga këngëtyaret më të dashura për shqiptarët. Ajo ka dëshmuar gjithmonë se është një vajzë e drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse dhe të gjitha gjërat i thotë hapur. Por jetën private këngëtarja ka preferuar ta mbaj larg vëmendjes së mediave.

Rozi
Rozi

Përpara pak kohësh, ajo është shprehur se është dikush që i ka rrëmbyer zemrën, por nuk zbuloi asnjë detaj më shumë se kaq.

Mirëpo, në morinë e kureshtjeve të ndryshme, kanë qenë fansat ata që e kanë pyetur dje se pse nuk martohet. Përgjigja e Rozanës: ““Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb