TIRANË

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë rrahur punonjësin e sigurisë në një qendër tregtare. Sipas të dhënave zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 1 nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasit A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia thotë se arrestimi i tyre u bë pasi në parkimin e një qendre tregtare, për motive të dobëta kanë goditur me grushte jashtë rrezikut për jetën shtetasin I. P. (punonjës sigurie)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: