SHËNGJIN- Një rrahje barbare ka ndodhur disa ditë më parë në Shëngjin, pranë një kompleksi të njohur. Në një video të publikuar nga ‘Jeta osh qef’ shihen dy persona, të cilët rrahin e godasin me levë një të ri. i cili shihet i shtrirë dhe gati pa ndenja në mes të rrugës.

Mes skenave të dhunshme, gati makabre, askush nuk ndërhyn, ndërsa dy personat, qëllojnë pa mëshirë në drejtim të të riut.

POLICIA
Video e publikuar, i përket ngjarjes së ndodhur me datë 17.06.2016, në Shëngjin, për të cilën Policia e Lezhës ka reaguar menjëherë pas njoftimit duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është proceduar një shtetas tjetër për “Plagosje e lehtë me dashje”, është sekuestruar arma e përdorur, dhe të gjitha materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: