Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i pyetur nëse Lituania është rival i lehtë pas dy humbjeve të para, u shpreh se skuadra kundërshtare ka luajtur mirë pavarësisht rezultateve. Rrahmani, u shpreh se skuadra duhet të jetë e fokusuar, pasi vetëm kështu mund të marrë 3 pikët.

“I kanë humbur dy ndeshjet e para, por nuk është reflektim i asaj që kanë treguar në fushë. Në ndeshjen ndaj Rumanisë, deri në fund rezultati ishte barazim 1:1.

Duhet të jemi të përqendruar dhe t’i shfrytëzojmë rastet që krijojmë për ta fituar ndeshjen.Kapiteni gjithashtu theksoi rëndësinë e besimit në çdo ndeshje: “Duhet të vazhdojmë të besojmë. Nëse hyjmë në çdo ndeshje për fitore, atëherë do ta shohim në fund se çfarë do të arrijmë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb