SARANDE – Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Sarandës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Në prangat e policisë ra Marjan Marku, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Marku e ka rrahur vajzën në mes të rrugës.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr.4 Sarandë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij K.R, për motive të dobëta,” shkruan policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a i Kodit Penal.
BalkanWeb