Një 45-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Durrësit.

Sipas policisë, dyshohet se S.Sh., ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Më tej raportohet se gjithashtu i riu e ka kanosur nënë e tij me mjet prerës, thikë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ U arrestua shtetasi S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: