ITALI- Rrahu ish-gruan dhe motrën e saj, dhe më pas mori dy fëmijët e tij. Për ngjarjen në fjalë që është regjistruar në Savona të Italisë, protagonist është bërë një 33-vjeçar shqiptar.

Menjëherë pas sulmit shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u largua bashkë me dy fëmijët e tij të mitur, 4 dhe 9 vjeç. ‘Ansa’ shkruan se dy gratë u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pasi policia u sinjalizua për ngjarjen u vu në ndjekje të shqiptarit, i cili ishte rezident në komunën e Cairo-s. Pas shumë tentativat për t’i shpëtuar ndjekjes, shqiptari ra në prangat e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: