Një 32 vjeçar nga Lushnja, banues në fshatin Allkaj është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.
Autoritetet kanë ngritur një grup pune dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin D. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.