Një sherr mes femrave të një familje, ka çuar në pranga një 45-vjeçare në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.D., akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur kunatën e saj, shtetasen me inicialet A.D., 28 vjeçe, (nusen e vëllait), konflikt në të cilin është përfshirë edhe motra e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe. Të njëjtat burime sqarojnë se po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Z.M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D). Kjo e fundit ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën e sa, ndërkohë që në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

73189320 2548239835462372 5460840665329958912 N
73189320 2548239835462372 5460840665329958912 N

Mësohet se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb