Pa Neymar e Cavani, pa problem, PSG di të jetë fitues edhe pa yjet e ekipit, fundja kanë në dispozicion lojtarin e ri më të mirë në botë, një super Kilian Mbappe, i cili blindojë një rezultat të madh në “pallatin e ëndrrave”. Thomas Tuchel hodhi në fushë një formacion pa një pikë referimi, pa një sulmues të deklaruar, por Di Maria, Mbappe e Draxler ishin rrezik konstant. Pas dhjetë fitore në 11 ndeshje, United humbet sfidën më të rëndësishme të sezonit, për më tepër në shtëpinë e tyre, çka e bën të vështirë për të mos thënë të pamundur kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Djajtë e kuq” kishin kontrollin e sfidës për rreth 53 minuta, me një super Pogba që krijojë korridore pa fund në zonën e Buffon por një pakujdesi në mbrojtje solli golin e avantazh me Kimpembe që dërgoi topin në rrjetë pas një goditje këndi. 7 minuta më vonë “engjëlli” Di Maria harkoi në zonë një kros të ëmbël me Mbappe që iu shkëput shpejt mbulimit të mbrojtësve duke shënuar golin e dytë për PSG.

Mbappee
Mbappee

Rikthimi në Champions i United u “skuq” në fund me Pogba që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes:

“Do të shkojmë në Paris për të luajtur ndeshjen tonë dhe të bëjmë më të mirën. Nuk është një dramë, por nga kjo humbje duhet të mësojmë diçka”, u shpreh Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, shumë të mirë. Fituam, por asgjë nuk ka përfunduar duhet të luajmë dhe ndeshjen e dytë”, u shpreh Tuchel në konferencën për shtyp
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb