Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli, në një intervistë për News 24 dha këndvështrimin e tij në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të Shqipërisë ndaj Polonisë në Varshavë, e planifikuar të luhet të hënën në orën 20.45. Rraklli pranoi se kombëtarja polake është mjaft e fortë dhe i bëri thirrje kuqezinjve që të kenë kujdes.

“Silvinjo- Unë doja një trajner shqiptar, po të ishte në dorë time. Gjithsesi, na duhet të respektojmë zgjedhjet. Mirel Josa? Pse jo, pse jo, ka eksperiencë. Ka trajnerë që kanë dhënë shumë për futbollin tonë dhe e meritonin një shans. Për Kombëtaren shqiptare duhej shqiptar, nuk kemi çfarë të ndreqim më. Duhet ta mbështesim këtë që kemi aktualisht në pankinë.

Unë jam më i tërhequr sa i përket formacionit, pra nuk jam dakord që të luajmë aq shumë në sulm. Për të bërë mirë në sulm duhet të kesh lojtarë fantastikë në ofensivë. Nuk jemi as Anglia, as Spanja. Të luash në sulm ndaj skuadrave të tilla duhet cilësi dhe ne nuk e kemi.

Nuk mund të luajmë aq shumë në sulm, mendoj unë. Ata kanë humbur ndeshjen e parë, ndaj do sulmojnë.

Uzuni nuk duhet të diskutohet. Ka moral të lartë si futbollist dhe na duhet në fushë. Pastaj pjesa tjetër e ekipit varet. Normalisht po të isha unë do të isha i kujdesshëm, do të isha racional” – tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb