Meteorologia Lajda Porja në një lidhje direkte me “Vila 24”, ka sjellur disa detaje mbi motin e paqëndrueshëm që na pret ditët në vijim.

Ajo tha se pavarësisht rritjes së ndjeshme të temperaturave, kjo javë do të karakterizohet nga një moti i paqëndrueshëm, ku do të alternohen kthjellimet, vranësirat dhe reshjet e shiut në shumicën e zonave të vendit.

” Do të kemi një javë të ngrohtë, me temperatura të larta por një javë të paqendrueshme. Ndërkohë dielli do të jetë prezent , si vranësirat lagështirën dhe rreshjet e shiut edhe pse në pjesën e parë ditën e sotme dhe nesër moti ka nisur me vranësira do të kemi rreshje të pakta të shiut kryesisht në zonat malore duke përshirë edhe kryeqytetin. Pjesa jugore vazhdon me prezencën e kthjellimeve.”tha Porja

Sipas parashikimeve, dita e hënë dhe ajo e martë do të nisin me vranësira të përkohshme dhe reshje të pakta, kryesisht në zonat malore dhe në kryeqytet. Ndërkohë, jugu i vendit do të shijojë më shumë kthjellime dhe momente me diell.
Porja theksoi se lagë shtira do të jetë prezente për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe se E shtuna pritet të sjellë një ndërprerje të shkurtër të reshjeve, për t’u rikthyer sërish të dielën dhe e gjithë java do të luhatet termikisht mes 24-27°C.

“Në zonat e ulëta parashikohen temperatura mjaft të larta në mesditë, deri në 25 gradë dhe ditën e martë 27 gradë ndërsa të mërkurën ato do të arrijnë deri në 30 gradë.
Kryesisht dita e mërkurë paradite do të jetë ditë me diell, dhe mbasdite do të zotërojnë vranësirat dhe rreshjet e shiut dhe në zonat malore nuk do të mungojnë as rrebeshet kryesisht në veri.Edhe dita e enjte do të vazhdojë të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta .Parashikohet që të shtunën të ketë edhe ndërprerje të shiut për t’u rikthyer përsëri ditën e diel dhe mund ta specifikoj këtë javë të paqendrueshme, të ngrohtë me lagështirë dhe me rreshje. E gjithë java do të luhatet rreth 24 -27 gradë duke përjashtuar ditën e mërkurë. Moti do të mbetet i paqëndrueshëm pasi lagështira do të jetë shumë prezente në ajër.” përfundoi ajo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb