Moti i keq, që përfshiu një ditë më parë gati gjithë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme të mëdha në disa qytete. Pas Shëngjinit, Beratit, Sarandës, Velipojës, rrebeshet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë edhe Korçën, duke lënë pas një sërë pasojash.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga moti i keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës dhe në bashkitë Devoll e Pustec.

Në Moglicë janë rrëzuar 3 shtylla, ndërsa në disa akse të qarkut të Korçës ka pasur rënie pemësh dhe rrëshqitje dherash.

Problemet më të mëdha janë paraqitur në akset Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë-Libonik dhe në aksin kryesor në Zemblak. Fatmirësisht, stuhia e fuqishme nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: